Benzina lirohet për një cent

Krahasuar me të enjten e 22 shtatorit, çmimi i benzinës ka pësuar rënie, ndërsa çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për të premten e 23 shtatorit.

Nga 1.35 euro për litër sa ishte çmimi i benzinës të enjten, të premtën rezulton të jetë 1.34 euro për litër.

Ndërsa çmimi i naftës dhe gazit nuk kanë pasur ndonjë dallim krahasuar me ditën e enjte.

Çmimi i naftës është 1.57 euro për litër, ndërsa i gazit 0.75 centë për litër.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika