Nga 1.34 për litër sa ishte të dielën dhe të hënën, çmimi i benzinës për ditën e martë është liruar për një cent, 1.33 euro.
Ndërsa, çmimi i naftës dhe gazit ka mbetur i njëjtë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të martën e 27 shtatorit.
Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.33 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.75 centë për litër.
Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.