Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar pas njoftimit se Sudani e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës se Kosovës.

Reagimi i Serbisë erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur të shtunën se ka marrë konfirmimin nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Takimi mes tyre ndodhi gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

Në një postim në rrjetin social X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar gjithashtu për të vendosur marrëdhënie diplomatike.

Por, Beogradi zyrtar ka vënë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar më 13 prill, Ministria e Jashtme e Serbisë tha se “situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”.

Sipas Serbisë, “është i diskutueshëm kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Për më tepër, Serbia e cilësoi vendimin e Sudanit si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, duke i bërë thirrje këtij shteti që ta rishqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës.

Me këtë njohje, numri i shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës arrin në 119. Kjo është njohja e dytë brenda pak javësh, pas asaj nga Kenia në fund të marsit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika