Beqa: Gjuajtja me ujë s’është sulm, aq më pak kur janë temperaturat e larta

Hajdar Beqa, PDK

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatat e dhunës në Kuvendit të Kosovës.

Ai me ironi ka thënë se gjuajtja me ujë nuk është sulm, por aksion simbolik, e sidomos tash kur janë temperaturat e larta.

Ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton ta shkatërrojë shtetin e Kosovës.

“Nëse e gjuan me ujë dikë, nuk është sulm, e aq më pak kur temperaturat janë të larta. Mendoj që Kurti nuk mund t’i fshehë dështimet që po ndodhin në Kosovë, as për aferat korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Dhunën duhet ta dënojmë, nuk është mjet, por në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të nënçmohet vlera e luftës. Kurti po del në koordinim jo vetëm me Simiqin e Radojçiqin, por edhe me Vuçiqin. Serbia po fiton, cka fituam ne? Mendoj që Kurti e ka një mision me zhbë këtë republikë, me bë një republikë të re, por koha nuk e bën njeri, ky ka zbrastësira, nuk është i përmbushur”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika