Beqa: Kurti manipuloi 50 për qind të votuesve, jo PDK-në

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka manipuluar PDK-në, por 50 për qind të votuesve të tij, dhe ka theksuar nevojën për takime në mes të pozitës dhe opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka manipuluar PDK-në, por 50 për qind të votuesve të tij.

“Albin Kurti a na ka manpulu neve, ai i ka manipulu 50 për qind të votuesve, nuk e besoj që PDK-në, unë mendoj se prapë nëse ka ftesë me u taku pozitë – opozitë edhe liderët mes vete duhet mu taku”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do t’i votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend nëse mendojnë se janë të dobishme për zhvillimin ekonomik.

Beqa i PDK-së, ndër të tjera, ka thënë se asnjëherë nuk kanë vendosur vija të kuqe dhe se partnerët do t’i zgjedhë Bedri Hamza, i propozuar nga partia e tij për kryeministër.

“Vija të kuqe ne edhe në të kaluarën s’kemi vendosur, por kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, ai duhet t’i zgjedhë partnerët, së shpejti do të dalë me programin e tij për të gjitha sektorët”, ka deklaruar Beqa.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika