Beqa: Kurti nën vetëdije e ka pranuar që ka dështuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dështuar si kreu i qeverisë pas pranimit të diskutimit për datën e zgjedhjeve.

Beqa në “Five” të Dukagjinit u shpreh se kur diskutohet për datë të zgjedhjeve, nënvetëdije kreu i vendit pranon se ka dështuar.

“Ne jemi opozitë. Ne do t’i bindim publikun kur do të vijnë zgjedhjet. Me kandidatin, Bedri Hamza dhe ekipin e tij në të gjitha poret dhe strukturat do të prezantojnë projektin për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare. Secili kryeministër që është në qeverisje dhe gjatë mandatit të tij si kryeministër pranon të flas  për datën e zgjedhjeve ai nënvetëdije pranon se ka dështuar. Dhe ndoshta Kurti ka dashur të i ikë disa problemeve të tjera, nuk ka ku me i ik sepse vota e qytetarëve është jap për me bo diçka”, ka deklaruar ai.

Beqa ka deklaruar se qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka dështuar plotësisht në të gjitha sferat e jetës.

“Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka dështuar si qeveri. Ka dështuar në siguri, në integrim të vendit dhe krijimin e lidhjeve me vendet e reja, me diplomacinë, në përcjelljen e inflacionit, në rritjen e pagës, e pensioneve. Përgjithësi ka dështuar në të gjitha sferat e jetës”, ka deklaruar Beqa.

“PDK-ja nuk ka dështuar për të shpërndarë Kuvendin”

Sa i përket dështimi të subjektit të partisë politike të PDK-së për ‘rrëzimin e qeverisë”, Beqa u shpreh se PDK-ja nuk ka dështuar si parti politike, pavarësisht se që nga korriku i vitit kaluar ka kërkuar vazhdimisht  zgjedhje të reja, por që opozitarët kishin formën e ‘votëbesimit’ ose dorëheqja e kryeministrit.

“Nuk kemi dështuar ne si parti politike. PDK-ja në vazhdimësi me qytetarët e vendit kanë konsideruar se duhet të mbahen zgjedhjet. PDK-ja përpos se ishte e gatshme, mori dy vendime si nga korriku i vitit kaluar PDK-ja ka pasur një qëndrim për të shkuar në zgjedhje dhe pse kjo qeveri e kishte ngritur flamurin e bardhë. Kurti e ka pranuar që qeveria ka dështuar dhe shpreh gatishmëri në kuptimin dekorativ. Kur një kryeministër e ka pranuar dështimin. Si opozitë kishim një kërkesë që të shkojmë në zgjedhje. Ndërsa forma e preferuar e partive të tjera ishte me dorëheqjen e kryeministrit ose me votëbesim.  Ne nuk i kemi votat si opozitë për të shkarkuar kryeministrit dhe nuk do të flisnim për datat e zgjedhjeve”, deklaroi Beqa.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika