Beqa me akuza për Gërvallën: Argate e Serbisë kundër luftës së UÇK-së

"Edhe ata që e kanë lëvduar e falënderuar e kanë lëvduar për keq, që është bërë argate e Serbisë kundër UÇK-së. E dimë cfarë i ka thënë Daçiqi, pse ka thënë që ka me dërgu dosje e me bashkëpunu, po nuk dua të thellohem më shumë", ka deklaruar Beqa nga PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, në seancën e së enjtes ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, se nuk ka sjellë ndonjë sukses në diplomacinë kosovare, por se vetëm i ka bërë “argaten e Serbisë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”.

Sipas Beqës, këtë ia ka thënë vetë Gërvallës ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili e ka falënderuar e lëvduar “për të keq që ia ka bërë argaten Serbisë”.

“Edhe ata që e kanë lëvduar e falënderuar e kanë lëvduar për keq, që është bërë argate e Serbisë kundër UÇK-së. E dimë cfarë i ka thënë Daçiqi, pse ka thënë që ka me dërgu dosje e me bashkëpunu, nuk dua të thellohem më shumë. Ligji për hetim parlamentar është instrument në vete, ne duhet ta hetojmë, nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës, ta dimë si përfaqësojnë njerëzit që marrin para publike”, ka thënë Beqa.

Sipas Beqës, rezultatet maten me vepra konkrete e punë, dhe se, sipas tij, kjo ministre nuk ka sjellë asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Besoj të gjithë jeni të pajtimit, rezultatet maten me vepra konkrete e punë. Asnjë sukses kjo ministre nuk e ka pasur, asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka vijuar ai.

Ai ka akuzuar Gërvallën se i ka blerë jashtëligjshëm gjashtë vetura në Zagreb ambasadorit Martin Berishaj.

“Ne kemi aq shumë skandale në diplomaci. Skandali i fundit ku ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka blerë jashtëligjshëm gjashtë vetura në Zagreb ambasadorit Martin Berishaj. Me ligj të prokurimit publik nuk lejohet udhëheqja e kontratave njëburimore jashtë shtetit”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika