Beqaj për rastin Dehari: Haxhiu në Kuvend sillej si të kishte faj

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është sjellë sikur të ishte fajtore, pasi, sipas tij, goditja e saj në tavolinë në Kuvendin e Kosovës, tregon se në njëfarë mënyre e ka pranuar fajin për humbjen e mostrave të Astrit Deharit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i ftuar në emisionin FIVE

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, i ka komentuar përplasjet mes deputetëve dhe të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Kuvendin e Kosovës, për rastin e Astrit Deharit.

Beqaj ka thënë se ministrja Haxhiu u soll sikurse të kishte faj. Sipas tij, goditja e tavolinës nga ajo tregon se në një formë e ka pranuar fajin për humbjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Sjellja e ministres Drejtësisë ishte si në faj, se kur një ministre i bie tavolinës, atëherë njëfarë formë e pranon fajësinë, sepse nuk ka argumente. Më ligjet e Kosovës dhe me kodin penal ka përgjegjësi për veprim dhe mosveprim, ka përgjegjësi për nxitje e shtytje. Megjithatë nuk kisha dashur të flasim për këtë çështje sepse do t’ia lëmë organeve përkatëse”, ka thënë ai.

Beqaj pati ende kritika për minsitren Haxhiu, duke e përmendur rastin kur ajo i ka thënë një prokurori “dorëzohu”

“Ka humbur kontrollin kjo Qeveri, e kemi parë ministren që thotë prokuror ‘dorëzohu’, cili është mesazhi për këtë që më të vërtetë me pas rend e ligj e me pas reformë në drejtësi, kjo nuk ka ndodhur në Kosovë që një ministre e Drejtësisë më i thënë një prokurori apo gjyqtari ‘dorëzohu’, as nuk ndodh edhe nuk duhet më ndodh, edhe pavarësisht se çka ka pretenduar të thotë, ajo duhet të japë dorëheqje vetëm për këtë”, ka thënë Beqaj.

Ajo ka thënë se ministrja e Drejtësisë po tregon shembull negativ.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika