Berat Buzhala: S’kam lidhje me organizmin e protestës së veteranëve, janë shpifje të pushtetit

"Shpifje e shtetit kanë mbërri deri në studio televizive, ka shpif kryeministri për mua, ka shpif ministri i Punëve të Brendshme, kanë shpif analistat e afërt me Qeverinë"

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin "Debat Plus"

Gazetari, Berat Buzhala, në “Debat Plus” ka folur pr protestën e veteranëve që u mbajtën të shtunën përballë qeverisë. Veteranët kanë kërcënuar me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale. Në këtë protestë, u kërkua që veteranët e luftës, të trajtohen me dinjitet.

Buzhala, së bashku me gazetarin, Vehbi Kajtazin, ishin organizatorët e kësaj proteste sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe akterëve tjerë të VV-së. Por, Buzhala këto i ka cilësuar vetë si “shpifje” të pushtetit.

“…as lidhje s’kom me atë çështje, është një tendencë e pushtetit me më përshirë në këtë gjë. Që unë mendoj që nuk është gjë e keqe, organizmi i protestës… e kom mbështet,(por) unë nuk e organizojë protesta. Shpifje e shtetit kanë mbërri deri në studio televizive, ka shpif kryeministri për mua, ka shpif ministri i Punëve të Brendshme, kanë shpif analistat e afërt me Qeverinë. Gjënë e vetëm që e kam bërë në këtë proces është i kam publiku të pacensurune incizimet e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin…”, ka thënë Buzhala.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika