Bëri shqiponjën dykrenare me duar, emërohet shef i CIA-s, “çarten” tabloidet e Vuçiqit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka emëruar John Ratcliffe si drejtor të CIA-s, një figurë që njihet për mbështetjen e tij për komunitetin shqiptar. Kjo ka ngjallur reagime në media serbe, të cilat kritikuan një foto të Ratcliffe duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

Fotografi ilustruese

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar John Ratcliffe si drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Ratcliffe, një figurë e njohur në politikën amerikane, ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA, të cilat kanë ngjallur reagime të ashpra në disa media serbe.

Një foto e Ratcliffe, ku ai shihet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me duar – simbol i identitetit kombëtar shqiptar – është cilësuar si “skandaloze” dhe “shokuese” nga disa tabloide serbe të lidhura me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Çfarë po bën Trumpi i zi”, thuhet në titullin e njërit prej tabloideve.

Veprimet e takimet e Ratcliffe ndër vite me shqiptarë në Amerikë – por edhe me zyrtarë nga Kosova e Shqipëria – gjatë ditës në tabloidet serbe janë interpretuar si qëndrime kundër shtetit serb.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika