Berisha: Ata që i kanë shërbyer Serbisë, urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, kurse atë ndaj lirisë – qëllim

Urrejtja ndaj Drenicës dhe UÇK-së sipas deputetit të PDK-së vije nga ata të cilët i kanë shërbyer Serbisë, ndërsa fyerja e deputetëve në Kuvend por jo vetëm bëhet me qëllim për t’i detyruar ata të tërhiqen nga e drejta e fjalës

“Ata që i kanë shërbyer Serbisë, luftën apo urrejtjen ndaj UÇK-së e kanë detyrë, kurse urrejtjen ndaj lirisë e kanë qëllim”.

Kështu ka thënë Hisen Berisha, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, ku po diskutohet për përplasjen për Drenicën.

Ai ka thënë se Drenica është vendlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lirisë së Kosovës.

“Drenica dhe Prekazi vërtetë është vendlindja edhe e UÇK-së edhe e luftës për liri dhe sot nuk mund të bëhet kjo lidhje as e kësaj vlere por në kontest të kësaj meqë PDK në ADN-në e vetë ka shumicën e UÇK-së, nuk është e mundur të lidhet me Skenderajn dhe Drenicën, sepse ka komuna shumë më të mëdha se kjo si; Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, etj., që janë po ashtu bastion ku ka fituar PDK dhe kjo lidhje nuk qëndron”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, UÇK-në e kanë përbërë njerëz të profileve të ndryshme.

“Ka lindur si rezultat i një represioni dhe dhune që ka qenë e përballueshme dhe në një moment i caktuar një grup të rinjsh kanë organizuar veten dhe të tjerët për të krijuar një forcë rezistence”.

“I janë bashkangjitur intelektualë të profileve të ndryshme, që sot janë njerëz të përmasave që kanë çmime të arta në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, profesorë të ndryshëm, doktorë me emra, gazetarë të ndryshëm, nga të gjitha profilet”.

Siç thotë deputeti nga opozita, ekziston një tendencë për ta lidhur me Drenicën dhe Skenderajn me UÇK-në.

“Tendenca përmes deputetëve individual të fyhet një rreth i tërë nuk është e drejtë por as fyerja e deputetit (nga) nuk është e drejtë. Këto tendenca për t’i detyruar ata të tërhiqen nga e drejta e fjalës, nuk janë të drejta”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika