Berisha bllokon përsëri faltoren e Kuvendit

Kreu i Opozitës në Shqipëri po i përdorë rrjetet sociale si facebook për të hyrë direkt në linjë nga Kuvendi. Ai vazhdimisht po bllokon faltoren së bashku me opozitar tjerë

Sali Berisha, direkt në Facebook

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha se bashku me deputetë të tjerë të opozitës shqiptare bllokuan foltoren e Kuvendit. Pasi kundërshtoi me ngulm Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për projektin e Portit të Durrësit.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës, raporton dosja.

“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentet pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.

Ndërkohë, fjalën e tij, ashtu siç bëri edhe në seancën e mëparshme, Sali Berisha i postoi në Facebook, përcjell Portali Dukagjini.

Berisha akuzoi Taulant Balla si porositës i vrasjeve në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij direkt në Facebook, Berisha tha se Balla duhet të paraqitet në Prokurori në lidhje me këto akuza

“Dua t’i them opinionit publik, se ai që foli dhe sulmoi, sipas dëshmive, është një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh, ai nuk ka vend në Parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gurraj kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar, ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan, të marrë fjalën këtu. Jashtë, nxirre jashtë Parlamentit, të shkojë në Prokurori”, theksoi Berisha.

Sali Berisha, direkt në Facebook

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika