Berisha: Bozhidar Deliq është xhelat i shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq po e sfidon qytetërimin perëndimor

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka konsideruar si një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viktimave të gjenocidit serb, zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë. Ai ka thënë se Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë

Sali Berisha

Zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Kuvendit të Serbisë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka konsideruar si provokim ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po “e sfidon ligjin ndërkombëtar dhe qytetërimin perëndimor”.

“Xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Bozhidar Deliq zgjidhet nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë. Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtetë i shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka theksuar se Deliq, ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakovë, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko “ka vrarë mbi 2.174 civilë”.

“Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”, ka shkruar Berisha, teksa ka shtuar se “dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar”.

Sipas tij, me këtë akt të hapur “armiqësor” ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndëkrombëtar, “duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve”.

Ndryshe, Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Në këtë brigadë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë.

Deliq ishte paraqitur dëshmitar i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit.

Brigada 549 akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në fshatra të Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999.

Deliq mori 197 vota të martën për t’u zgjedhur nënkryetar. Ai në zgjedhjet në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.

Të martën e dy gushtit është zgjedhur kryesia e Kuvendit të Serbisë, ku kryeparlamentar është zgjedhur Vladimir Orliq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika