Berisha: Fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrat e Vuqiçit, cili ishte qëllimi i tij

Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha  ka reaguar pas deklaratave që bëri sot në Kuvendin e Shqipërisë Edi Rama.

Berisha ka potencuar se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin, raporton Euronews.

“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit”, tha Berisha.

“E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës”, shtoi Berisha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika