Berisha: Gatishmëria e Kurtit në Bruksel për të nënshkruar Asociacionin është veprim i duhur

Ish-zëvëndësministri, Anton Berisha ka thënë se "Gatishmëria e Albin Kurtit në Bruksel, për të nënshkruar Asociacionin, ndonëse e vonuar, është veprim i duhur"

Ish-zëvëndësministri Anton Berisha

Ish-zëvëndësministri, Anton Berisha ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nga kryeministri Kurti është veprim i duhur.

Berisha ka thënë se kauza e kryeministrit: “Jo Negociata, Vetëvendosje; Jo Asociacion.” – ka qenë një “mashtrim i madh njëdekadësh me të vetmin qellim: ardhjen e tij në pushtet”.

“Tash, humbja e një dekade, tymi në Kuvend e flaka në Prishtinë, debatet e kota e energjia e hargjuar, izolimi i qytetarëve deri te masat e ndërmarra nga europerëndimorët ndaj Kosoves, është çmimi i rëndë që ka paguar shteti i Kosovës”, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se një shoqëri “e maturuar” duhet t’i kërkoj llogari kësaj shtrese politikanësh.

“Një shoqëri e maturuar duhet t’i kërkoj llogari kësaj shtrese politikanësh që për motive pushteti përdor emocionin e masave, e në fund dëshmon që përveç dëmit të shkaktuar nuk ka realizuar asnjë objektiv shtetëror”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika