Berisha i prin protestës së opozitës në Shqipëri: Tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike

Përplasje mes protestuesve dhe policisë te sheshi Wilson

Ka përplasje mes forcave policore dhe protestuesve tek Sheshi Wilson në kryeqytet.

Tensionet janë të pranishme edhe me disa përfaqësues të opozitës.

Po tentohet “çarja” e kordonit policor.

Nga njëra anë Policia kërkon zhbllokim të akseve rrugore për të lejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit e cilësojnë këtë tubim një të drejtë ligjore.

Protestuesit po godasin me shkelma në drejtim të pajisjeve mbrojtëse të efektivëve të Policisë. Këta të fundit po mundohen t’i zhvendosin qytetarët nga pjesa e rrethrrotullimit.

Berisha nga Bashkia e Tiranës: Kujtuan se shiu do të na pengojë

Siç e njoftuam edhe më poshtë, Berisha i është bashkuar protestuesve te Bashkia e Tiranës. Ai i vlerësoi ata për qëndresën kundër Erion Veliajt.

“Erdhët në çdo kohë, në 43 gradë të nxehti dhe në të ftohtë në shi, por i dhatë hajdutit atë që meritonte. E diskretituat, e bëtë atë që të ikë si mi nga një krah në krah tjetër dhe s’di nga është. Kjo protestë e juaja, kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës do të rezonojë në vite si beteja më e fuqishme kundër vjedhjes së qytetarëve. Ju e keni përmbushur misionin tuaj por, prapë do vini gjersa ta nxjerrim prej leckash dhe ta varim në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Aty do e varim sepse e meriton”, tha Berisha.

Ai theksoi se Tirana është sot në duart e qytetarëve.

“Po vij nga një bllokim tjetër, Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Këmbë pushtetari nuk shikohet, janë zhdukur si minjtë. Kryeqyteti i tërë është në duart e qytetarëve. Besuan se shiu, moti do na pengonte, ja ku jemi më shumë se kurrë nga e gjithë Shqipëria”, tha Berisha i cili shtoi se PD kërkon qeveri teknike.

Bardhi përplaset me punonjësit e policisë: Kemi të drejtën tonë për tubime

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me punonjësit e policisë duke iu kërkuar atyre që të lejojnë qytetarët dhe mbështetësit e PD-së që të protestojnë lirisht.

Në një komunikim me punonjësit e policisë, pak pasi protesta e opozitës e thirrur pasditen e sotme në formën e mosbindjes civile duke bllokuar rrugët dhe akset kryesore në vend, Bardhi iu drejtohet uniformave blu që të mos bëhen pengesë për protestuesit e opozitës.

“Po na pengoni në të drejtën tonë, zbatoni ligjin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimit, ta mësojnë! Nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, është shprehur Bardhi.

Berisha i prin protestës së opozitës në Shqipëri

Që prej orës 17:00 ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri. Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë në polici për zhvillimin e tubimeve në disa akse kryesore të Tiranës më 23 dhjetor 2024, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Ndërkohë është folur shumë lidhur me pjesëmarrjen në protestë të kryetarit të PD, Sali Berisha.

Ai më herët deklaroi se do të ishte gjithandej në këtë protestë, ndërsa iu bashkua protestuesve në rrugën e Elbasanit.

Ai u prite me thirrje e brohorima nga militantët e PD-së.

“Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira”. Kështu u shpreh Sali Berisha në protestën e pestë të mosbindjes civile të opozitës, sipas të cilit asgjë nuk do t’i pengojë demokratët për të arritur objektivat e tyre. Për kreun demokrat ky dimër do të jetë i vështirë si për Ramën dhe për Vuçiçin në Beograd.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është dita e demokratëve. Jemi në detyrë, në protestë, në revoltë në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës dhe padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin. I përshëndes nga zemra ata qytetare e demokratë që kanë marrë Tiranën në duart e tyre. Përshwndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës e Shqipërisë dhe nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona; qeveri teknike zgjedhje të lira. Nëse Rama nuk e pranon rrëzohet Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve”.

Ai u shpreh i kënaqur me arritjet e deritanishme nga aktet e mosbindjes civile dhe tha se prej tyre qeveritarët po shndërrohen në kufoma politike.

“Deri tani janë 15- 20 forma të ndryshme në parlament e kudo. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Jam shumë i kënaqur nuk e shikoni si po përfundojnë? Si kufoma politike njëri pas tjetrit. Imagjinoni ju çdo ishte sot Veliaj po të mos kishte qenë mosbindja civile te bashkia, si është sot ai? I pakallur. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja por betejat tona janë shpërblyer se zëri ynë u dëgjua në gjithë botën. Mediat e stamposën Ramën si neodikator”.

I pyetur se komisioni rrëzoi kërkesën e opozitës për portin e Durrësit. Berisha tha se kreu i asaj afere është Rama, por opozita nuk do të tërhiqet.

“Se Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqipërisë dhe ndër më të mëdhatë në historitë e botës. Porti i Durrësit është pasuria nr.1 e shqiptarëve. Po përvetësohet nga Rama duke përdorur si mburojë Al Alabarin, por në të vërtetë është përvetësim i tij dhe klaneve të drogës. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Nuk tërhiqemi. Çdo formë e mosbindjes civile është e mundshme. Ne tërhiqemi vetëm kur të votohet qeveria teknike dhe zgjedhje të lira. Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audienca e tij në Tik Tok e Instagram që nuk i kontrollon dot. Rama e ka kuptuar këtë dhe është i pashpresë. Përpiqet, por tani është radha jonë”./Telegrafi

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika