Berisha insiston se ekzistojnë përgjime ku Rama flet me grupe kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përgjuar duke folur me grupe kriminale

Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se ekzistojnë disa përgjime pjesë e të cilave sipas tij, është kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me grupe kriminale.

Në komunikimin e përjavshëm me mediat, Berisha u shpreh se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Evropës, ndaj Rama po pengon marrëveshjen me vendet e Beneluksit për ekstradimin, raporton euronews.

“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar e insistuar ratifikim në Parlament të marrëveshjes me vendet e Beneluksit për ekstradimin. Atë e ka bllokuar Edi Rama në Ministrinë e Drejtësisë, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik që Rama dhe të tjerë e besonin që janë të padëgjueshme, janë nxjerrë dhe po deshifrohen me pasion të madh e përgjegjësi nga grupe të përbashkëta të disa vendeve evropiane. A është Edi Rama atje? 100% ndaj edhe po pengon marrëveshjen e ekstradimit”, ka deklaruar Berisha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika