Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, të premtën e 10 qershorit, ka bërë thirrje për protestë.
Berisha në një konferencë për media ka thënë se Partia Demokratike është e vonuar pasi populli ka një revoltë të madhe për shkak të keqqeverisjes.
“Jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Lëvizjet janë interesante, nganjëherë u prin, nganjëherë të prijnë ato. Kërkesa për protesta janë universale dhe PD është e vonuar”.
“Me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist”, ka shkruar Berisha.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 31 vjetësh, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve.
“Në Shqipëri, për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, vendor dhe çdo institucion e agjenci shtetërore te pavarur”, ka thënë Berisha.
“Sot, si asnjëherë më parë, pas rënies së regjimit komunist në pushtetin ekzekutiv çdo ministër e zëvendësministër e drejtor është përfaqësues i një force të vetme politike. Njëlloj si në të shkuarën moniste të gjitha drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarura janë të zgjedhura vetëm nga PS. Kurrë nuk ka qenë një kontroll i tillë në Shqipëri”, ka shtuar kreu i PD-së.
“Të gjithë drejtuesit e delegacioneve parlamentare janë deputetë të PS-së dhe në raste të veçanta të Basha-opozitarëve. Për shkak të bojkotit të opozitës në 2019, të gjitha pushtetet vendore janë të PS-së. Sektorët ekonomikë zotërohen nga oligarkët e lidhur me qeverinë”, ka përfunduar Sali Berisha në konferencën për media.