Berisha kërkon të lirohet personi që e sulmoi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërkuar të lirohet personi i cili gjatë ditës së martë, e ka sulmuar fizikisht atë

Sali Berisha, i gjakosur pasi një person e kishte sulmuar fizikisht





“Lirojeni mjeranin që më goditi”.

Kjo është thirrja e Sali Berishës ndaj autoriteteve, për të riun, Gerti Shehu, që e goditi me grusht mesditën e së martës.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës”, u shpreh Berisha, raporton euronews.

Siç mëson RTV Dukagjini, Gerti Shehu, kishte probleme mendore.

Gerti Shehu, 31 vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky ai ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika