Berisha: Kosova e ka pranuar asociacionin

Anton Berisha nga LDK ka thënë se "Kosova e ka pranuar asociacionin, sepse është shtet dhe organet e saj kanë vendosur, kurse Kurti sipas tij "ka ardhur në pushtet me parullën "Zajednica nuk kalon, nuk pranojmë asociacion"

Anton Berisha nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se “Kosova e ka pranuar asociacionin, sepse është shtet dhe organet e saj vendosin” dhe se Albin Kurti ka ardhur në pushtet me parullën “Zajednica nuk kalon, nuk pranojmë asociacionin”.

“Dhe e vetmja mënyrë, që Kurti me pengu asociacionin ka qenë në cilësinë e kryeministrit dhe si kryetari i partisë më të madhe parlamentare aktuale, VV-së të asistoj në anulimin e asociacionit në Kuvendin e Kosovës. Ai nuk e ka bërë këtë gjë, dhe pastaj çdo kundërshtim i asociacionit prej kujtdo që vjen, pa këtë veprim është një farsë, një mashtrim, një manipulim dhe një papjekuri e atyre që nuk e kuptojnë. Pra, nuk ka ndonjë presion ndërkombëtarë, të përfaqësuesve”, ka thënë ndër të tjera, Berisha.

Sipas tij, Kosova nuk e ka anuluar atë vendim, por përkundrazi e ka aprovuar dhe ka karakter ligjor.

Ai ka treguar se “Bashkësia ndërkombëtare po kërkon seriozitet në sjelljet shtetërore dhe në qoftë se e keni pranua dhe nuk e keni anuluar, dhe nëse doni me ecë përpara, duhet të zbatoni vendimet që i keni marrë vet”.

“Nëse duan shtetet duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, jo të manipulojnë në stilin tipik ballkanik lojë-fjalësh dhe mos-veprim qoftë në kuptim të kundërshtimit, qoftë të implementimit”, ka thënë Berisha.

“Asociacioni është aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm aty mund të ndryshojë. Nuk e fajësoj Kurtin ne kuptimin se çfarë ka thënë dhe çfarë ndryshon. Në qoftë se popullata i ka besuar përrallat e tij, dhe ato kanë qenë përralla se për çështjen Kosovë-Serbi dhe rajon vendos vetëm një person, qoftë Kurti apo ndonjë tjetër”.

Ai e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe “praktikisht ai e ka pas instrument për me ardhur në pushtet dhe detyra e mashtruesit është për të mashtruar dhe nuk mund të jetë, të ankohen se pse mashtruesi i ka mashtruar”.

Konform interesit të Kosovës, Kurti duhet të marr vendime më të mira, si dhe Kosova të mbetet në rrjedha me bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të, ka deklaruar ndër të tjera, Berisha në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika