Berisha: Kurti do të kishte shumë dëshirë që opozita ta rrëzonte

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “do të kishte dëshirë të rrëzohej nga opozita”

Deputeti Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryeministri Kurti “do të kishte dëshirë të rrëzohej nga opozita”.

“Albin Kurti do të kishte shumë dëshirë sikur opozita do të mund ta rrëzonte. Dihet se opozita nuk i ka numrat që të përdorë mjetin juridik siç është mocioni kushtetues dhe prandaj duhet gjetur forma prapë ligjore dhe kushtetuese që kjo Qeveri duhet të ndalet”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se si parti politike kanë zgjedhur moratorium parlamentar si mjet kushtetues për të ndalur Qeverinë Kurti.

“Kjo është zgjidhja që duhet t’i bashkëngjiten edhe partitë tjera të opozitës dhe presidentja duhet të provojë të gjejë një kompromis konsesual politik për të shkuar drejt një qeverie tranzistore, ku mandati i së cilës nuk do të kufizohej në kohë, por në përmbushjen e detyrimeve programore”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika