Berisha: Kurti në vend të jetë prezent në qendër, ai është prezent në periferi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, "në vend të jetë prezent në qendër, Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë, Shkup, ai është prezent në periferi"

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha,

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, “në vend të jetë prezent në qendër, Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë, Shkup, ai është prezent në periferi”.

“Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin ë Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, shkruan Berisha.

Berisha ka thënë se problemi qëndron që në “marrëzinë politike të Kurtit”, Kosova po bën hapa prapa.

“Nuk është problemi që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Albin Kurtin të cilin e kanë sanksionuar e izoluar politikisht, problemi është që në marrëzinë ë tij politikë, Kosova është dukë shkuar mbrapa perderisa kryeministri merrët me përralla nëpër skutat e lagjeve”, shkruan tutje ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika