Berisha: Kurti vazhdon ta qeverisë Kosovën pa program dhe pa projekte reale

Berisha ka shkruar se në virtualitetin e qeverisjes së Kurtit, në Kosovë është arritur përsosmëria

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të qeverisë Kosovën, siç thotë ai pa program dhe pa projekte reale.

Të premten, përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se në virtualitetin e qeverisjes së tij, në Kosovë është arritur përsosmëria.

Sipas tij, pasi është arritur përsosmëria, tashmë ai mund të bëjë shëtitje trijavore nëpër kontinente për ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik.

“Meqenëse në virtualitetin e qeverisjes së tij, në Kosovë është arritur përsomëria, tash ai mund të bëjë shëtitje trijavore nëpër kontinente për ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik, si dhe të mbajë ligjërime se si duhet të rregullohet bota”, ka thënë Berisha.

Ndërsa sipas tij, Kurti vazhdon ta qeverisë Kosovën pa program dhe pa projekte reale.

Berisha për paraqitjen e Kurtit në Paris por ka një vërejtje: Nuk ka realitet të ri në BE – Indeksonline.net

Sipas Berishës, kjo zhvendosje e tij, në botën reale e lë Kosovën pa kryeministër, përderisa Albinit i mundësohet plotësimi i dëshirave personale përmes arsyetimeve imagjinare.

Postimin e tij, ai e ka përmbyllur duke thënë “E pse jo, kur të gjitha i ka falas”.

Ndryshe, Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) më gjashtë maj, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Pas vizitës së tij afro trijavore jashtë vendit, Kurti sot do të jetë në Kosovë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika