Berisha-Kurtit: E arrite pushtetin, por me humbje të jetëve

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se e kanë fituar pushtetin, por, sipas tij, "me humbje të jetëve" dhe se të njëjtit tashmë e kanë pranuar "Zajednicën"

Bekë Berisha, deputet i AAK-së

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme të Kuvendit u ka thënë partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti se e kanë arritur pushtetin, “por me humbje të jetëve”.

“Ju e arritët pushtetin, por më humbje të jetëve edhe e pranove Zajednicën”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Berisha i ka thënë Kurtit se është në Kuvend për t’iu treguar se “ka Zajednicë e jo që nuk ka Zajednicë”.

“Kryeministër, besoj që sot je këtu të na tregosh se ka Zajednicë e jo që nuk ka Zajednicë. Edhe sa faza i ka ky pranimi apo sa fragmente duhet t’i ketë kjo Zajednica që ta pranosh ti”, ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e AAK-së ka kërkuar nga kryeministri që “të mos bëjë hajgare” me këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ballafaquar me kritika nga opozitarët, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Liderët e partive opozitare i thanë Kurtit se përkundër që më shumë se 10 vjet e ka kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tashmë e ka pranuar dhe po e mbron.

Por, kreu i ekzekutivit është shprehur se “Nuk ka e as nuk do të ketë Zajednicë”.

“Prej që jam bërë kryeministër për herë të dytë, më së paku për çdo dytin muaj, deputetët thonë u bë Zajednica, e bëri, më së paku çdo të dytin muaj. Sot jam në muajin e 32-të, ku e keni Zajednicën? Me ju pasë tregu dikush në vitin 2021 që në vjeshtën e 2023 s’ka, por ja që s’ka, dhe nuk ka me pasë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika