Berisha: LDK-ja duhet të ndalë turrin e grupit ideologjik të Kurtit

Ish-diplomati Anton Berisha ka vlerësuar se LDK-ja do të duhej të reagonte brenda seancës plenare të Kuvendit, ngase e njëjtja, sipas tij, njihet për rezictencën aktive të saj

Anton Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet të ndalojë grupin ideologjik të Kurtit, që vë në pikëpyetje sakrificat e qytetarëve për Kosovën, ka vlerësuar ish-diplomati, Anton Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se ndonëse konditë e nevojshme, LDK-ja do të duhej të reagonte brenda seancës plenare të Kuvendit, ngase e njëjtja, sipas tij, njihet për rezictencën aktive të saj.

“Deklarata e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër dhunës si model i debatit politik qoftë brenda Kuvendit, qoftë jashtë tij, është e natyrshme.  Ne terma matematikor, do ta quaja, kondite e nevojshme, por jo e mjaftueshme, ngase historia e lëvizjes sonë, është rezistencë aktive ndaj të keqes dhe jo përshkrim e përcjellje e gjendjes. Përkundrazi, LDK duhet menjeherë t’i ndërmarrë të gjitha masat e veprimet politike për t’i ndalur turrin grupit ideologjik të Albinit që ta ndalojë të luajë me historinë tonë, me sakrificat e lëvizjes sonë kombëtare, paqësore e çlirimtare dhe të gjithë atyre që kanë derdhur mundin, djersën e gjakun për lirinë e vendit”, ka vlerësuar ai.

Berisha deklaroi se grupet ideologjike të tilla duhet të ndalen nga ana e LDK-së, ashtu që të mos pengohet funksionalizimi dhe rrugëtimi euroatlantik i vendit.

Në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pati një përleshje në mes të deputetëve të PDK-së dhe kabintetit qeveritar e deputetëve të LVV-së.

Këtë, LDK-ja e quajti “të papërgjegjshme” gjersa theksoi se do të vazhdonte të mbronte vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika