Berisha me Metën: Një akt i shëmtuar i Edi Ramës

Për Berishën, Rama është duke bërë rrëmujë sikurse sistemi i kaluar komunist i Enver Hoxhës, duke e përdorur pushtetin për të bërë eliminime politike. Sipas Berishës, Rama ka vetëm një qëllim që t’i fshehë hajnitë e veta

Kryetari i PD-së Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike(PD) ka reaguar për t’i dalë në krah ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke e akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka krijuar një monizëm politik në Shqipëri më të njëjtin shembull siç kishte qenë sistemi Komunist i Enver Hoxhës.

“Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë, i tmerruar nga opozita, urdhëron falsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit” ka shkruar Berisha në Facebook.

“Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës”, ka thënë ai.

Tutje, Berisha ka treguar sesi Meta nuk ka asnjë lidhje me policinë sekrete, duke e argumentuar se ai i ishte nënshtruar verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje nga viti 1996 deri sot.

“Me ketë sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Rama ka për qëllimi që të bëjë rrëmujë për t’i fshehur vjedhjet e tij që kishte bërë përgjatë 23 vjetëve, “pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sulmojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE – së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari” .

Ai e ka dënuar këtë akt, duke e akuzuar dhe kërcënuar Ramën se “asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia’, nga gjykimi publik popullor”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika