Berisha: Ndërhyrja e NATO-s ishte sinjal që garantonte fitoren

Hisen Berisha, Ish-Komandant i UÇK-së në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ka rrëfyer më shumë për kohën e bombardimeve të NATO-s

Ish-Komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, në emisionin "Rreth e Rrotull"

Ish-Komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha ka folur më shume në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Sipas Berishës, refuzimi i Serbisë në raport me ofertën e Bashkësisë Ndërkombëtare, për një zgjidhje paqëesore për të respektuar lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, solli deri te situata kur duhej të ndërhynte NATO-ja.

Berisha tregoi se për ndërhyrjet e NATO-s nuk kishin ndonjë informacion.

“Nuk kishim ndonjë informatë por e kishim një parashikim se mund të ndodhte sepse gjithë ato bisedime do ta kishin një epilog,” tha Berisha

“Ndërhyrja e NATO-s ishte cmimi i një 10 vjecari të asaj rezistence paqësore aktive, e asaj lufte diplomatike, sensibilizimit të mbarë botës demokratike me cështjen e shqiptarëve dhe një terreni politik që pastaj mundësoi që ne ta bënim një luftë Çlirimtare e cila edhe arriti objektivin e saj.”

Ish-komandanti tregoi se në atë kohë ishin në fusha të luftës, duke kryer detyra luftarake të caktuara, poashtu duke identifikuar objektivat e armikut për të qenë të përgatitur.

“Ndërhyrja e NATO-s goditjet e para janë bërë te qendra ndërlidhëse në prishtinë, ishte një sinjal që garantonte fitoren dhe garantonte dhe mbështeste lirinë e popullit shqiptarë,” shtoi Berisha.

E kjo ndërhyrje, për Berishën ka qenë pikërisht për shkaqe humanitare, pasi rritja intesifikimi i brutalitetit të represionit gjenocidial nga serbët në Kosovë e shkaktoi edhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Ndonëse ndonjëherë do të shënohej dita e shpëtimit të kombit duhet të ishte 24 marsi i vitit 99’,” u shpreh Berisha.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika