Berisha: Në Qeveri ka korrupsion, i di “hajnat” me emër, më kanë treguar oligarkët

Beke Berisha, deputet i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, tha se Qeverinë e Kosovës e karakterizon nepotizmi e korrupsioni.

Ai në Kuvendin e Kosovës u shpreh se të korruptuarit i di edhe me emra, duke aluduar se vetë oligarkët i kanë treguar atij se kanë dhënë para për qeveritarët.

“Hajni nepotizëm si asnjëherë më parë, i di edhe hajnat me emra. Kur t’i marrin parat Qeveria, këta oligarkët na tregojnë, se i njohim. Mos u thirrni shumë në antikorrupsion”, ka thënë ai.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës edhe për siç ka thënë, uljen e pagave për Policinë e Kosovës.

“Dështim total në çdo aspekt në sektorin e sigurisë, që gjashtë muaj shkojnë policë, e ruajnë objektin dhe nuk ndërrohen, rroga u ka ulur, le të thotë çkado ministri i Financave, ata e kanë rrogën më të dobët se e kanë marrë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria aktuale është njëra nga qeveritë më të dështuara ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika