Berisha: NISMA s’bën koalicion me Serbi, jemi për Qeveri opozitare e me AAK-në do të jemi një grup parlamentar

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me debatin që ka nxitur një intervistë e shefit të tij, Fatmir Limaj, në të cilën shtrinë dorën e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Berisha ka thënë se e thotë me kompetencë që “NISMA s’bën koalicion me Serbi”, dhe siç shprehet kandidati për deputet, NISMA është për një qeveri të opozitës dhe me AAK-në do të funksionojnë si një grup parlamentar.

“Pasi të gjithë injorantët e shoqëris tonë, e që nuk janë pakë, përfunduan duke flliqurë edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raportë me intervistën e fundit të Fatmir Limaj, po ja u përsërisë me kopetenc atë të e kamë “TeFidani” pata intervistës të Fatmirit, NISMA nuk bën koalicion me Serbi ( diskursin serbë në Kosovë)!”

”1. NISMA është për qeveri të opozitës.

2.NISMA dhe AAK do të funksionoj si një grup parlamentar në Kuvend.

3.NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika