Berisha: Nuk e kam të qartë vendimin e Kushtetueses, është i çuditshëm

Veton Berisha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, ka deklaruar se nuk e ka ende të qartë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj parashtrimit të rastit të tij.

Ai ka thënë se do ta pres versionin final, për t’u qartësuar në tërësi ky vendim.

“Akoma nuk e kam të qartë, pjesa e parë për Kinollin doli e papranueshme. Në pjesën time thotë që duhet të vendoset në meritore, po e presim dokumentin final, sigurisht do të ketë qartësi. Jam shumë i lumtur që i kam bërë shgërbim vendit, për faktin që kam luftu një dukuri që ka qenë krim politik, kjo do t’i kushtojë Kosovës, për vendimin që është marrë që nuk është lëshu në trajtimin real”, ka thënë ai.

Berisha, tha se ai ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të orkestrimit të votave.

“Ka pas koordinim të Listës Serbe dhe partive të komuniteteve të afërta me to, të cilat kanë arritë për pak kohë që me u regjistru dhe me marrë vota të konsiderueshme, p.sh partia boshnjake në zonat ku nuk ka boshnjakë, partia rome ku nuk ka aq boshnjakë sa ka vota. Rezultati ka qenë shumë i lartë në raport me gjendjen reale. Edhe PZAP dhe Supremja, ka konstatu se ka pasur orkestrim të votave. Vendimi është i çuditshëm, thotë vota e lirë, nëse ne skemi të drejtë a i bjen që zonja Hoxhiq ka të drejtë, sepse asaj ju kanë marrë votat”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se e pranon vendimin, teksa shtoi se nëse është i drejtë do të shihet në zgjedhjet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika