Berisha: Nuk lejojmë shqiptarët t’i bashkohen atyre që mendojnë ta kthejnë stabilitetin mbrapsht në Maqedoninë e Veriut

Se si e sheh procesin e fushatës zgjedhore në Maqedoni pas ndikimit nga Kosova dhe Shqipëria në fushatën zgjedhore, Elmi Berisha, kryetari i Federatës “Vatra” në SHBA ka thënë se ndikimet janë njerëzore

Elmi Berisha, kryetar i Federatës "Vatra" në SHBA

Pas presionit që po bëhet në raport me Kosovën që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e asociacionit në mënyrë që të anëtarësohet Kosovan në KiE, Elmi Berisha, kryetari i Federatës “Vatra” në SHBA, ka folur në “Debat Plus”.

Sipas tij, pa humbur kohë duhet të punohet drejt kësaj çështjeje dhe të realizohet që të anëtarësohet vendi në Këshill të Evropës.

“Unë mendoj që e kemi obligim nga paketa e Ahtisarit që të mirremi me asociacionin e komunave serbe, sigurisht që duhet një konsensus i Qeverisë së Kosovës, unë mendoj që duhet të realizohet në 2/3 e parlamentit, por prapë mendoj që për asociacionin verdiktin final do ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës,” ka thënë Berisha.

Si e sheh procesin e fushatës zgjedhore në Maqedoni, Elmi Berisha, pas ndikimit nga Kosova dhe Shqipëria në fushatën zgjedhore?

Për Berishën kjo fushatë është një garë demokratike.

“Ndikimet janë njerëzore jemi një komb, një gjak dhe është e natyrshme kemi preference politike edhe është normale, unë mendoj që është një garë e ndershme demokratike, po e vëzhgojmë si federatë me kujdes të vecantë,” shtoi Berisha.

Teksa shtoi se pas datës 8 maj që do të mbahet rundi i dytë për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët nuk do t’i bashkohen atyre që dëshirojnë ta kthejnë demokracinë prapa.

“Jemi të shqetësuar se lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, jep deklarata të panevojshme e cenon sovranitetin e MV një dhe mendoj që ky është një kthim prapa dhe jemi të shqetësuar dhe asnjëherë nuk i lejojmë shqiptarët pas 8 majit të bashkohen me ata që mendojnë ta kthejnë demokracinë dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut, mbrapsht,” tha Berisha në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika