Berisha për arrestin shtëpiak: As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së nisur nga SPAK-u ndaj GJKKO-së për dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për të

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së nisur nga SPAK-u ndaj GJKKO-së për dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpie për të.

I pyetur nëse do ta zbatonte vendimin dhe ku do të jetë adresa ku do të kryente masën e sigurisë, Berisha theksoi se as sigurimi i shtetit nuk do të merrte të tilla masa.

“Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e kushtetutës”, ka theksuar Berisha, shkruan TCH.

“Së dyti, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit tim në mbrojtje të kushtetutës dhe pushtetit të parlamentit që është sulmuar në mënyrë të qartë, unë nuk zbatova vendimin, por ndoqa rrugën e ankimimit me avokatët. Jo vetëm që këta nuk tërhiqen, por në mënyrë unike në historinë e njerëzimit i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të rënduar masën, sepse ky nuk ka zbatuar masën. Ua garantoj se shumë institucione nuk do të guxonin deri këtu. As sigurimi i shtetit nuk do të merrte këto masa”, ka deklaruar Berisha.

79-vjeçari Berisha akuzohet për korrupsion. Ai akuzohet se ka abuzuar postin si kryeministër me miratime të akteve nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika