Berisha për Kurtin: Nëse për diçka ka qenë konsistent dhe i sinqertë, është qasja e vazhdueshme kundër ShBA-së

"Çfarë ka ndodhur qe Kurtin nuk e dëgjonte askush e tani paraqet mendimin e shumicës shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime është anti-perëndimore duhet kërkuar tek shoqëria kosovare ne përgjithësi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumicë"

Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtin, për qasjen e tij “anti-perëndimore”.

Berisha ka thënë se adresimi i fajit të Kurti për ngjarjet në Kosovë, sidomos për kritikat që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe Kurti nga ShBA-ja për ngjarjet në veri të vendit, është i padrejtë, pasi qasja e tij kundër ShBA-së është, pikërisht qasja që ka qenë konsistent dhe i sinqertë.

“Adresimi i fajit te Kurti për ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perëndimin është i padrejte. Kurti, nëse për diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikërisht qasja e tij e vazhdueshme kundër SHBA-se dhe perëndimit ne përgjithësi. Çfarë ka ndodhur qe Kurtin nuk e dëgjonte askush e tani paraqet mendimin e shumicës shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime është anti-perëndimore duhet kërkuar tek shoqëria kosovare ne përgjithësi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, LDK-ja është bartësja kryesore e rrëzimit të mentalitetit lindor dhe rilidhjes së urës më perëndimin dhe kështu lufta çlirimtare ka qenë momenti kur u legjitimiua orientimi drejt botës perëndimore.

“Ne rrafshin politik dominon përgjegjësia e Lidhjes Demokratike te Kosovës, si bartësja kryesore e rrëzimit te mentalitetit lindor dhe rilidhjes se urës me perëndimin qe solli lirinë, pavarësinë dhe demokracinë ne Kosove. Lufta çlirimtare ishte vetëm zgjatim i këtij koncepti qe mori legjitimitetin ndërkombëtar pikërisht ne orientimin e principeve te botes perëndimore. Ne vend qe ne te vazhdonim rrugën qe solli te arriturat me te mëdha për kombin shqiptar ndodhi një prapakthim tragjik, një marrëzi politike duke u rreshtuar kundër kulturës perëndimore rrjedhimisht kundër lirisë e demokracisë si model jetese”, ka shtuar Berisha.

Postimi i plotë:

Adresimi i fajit te Kurti per ngjarjet ne Kosovë e sidomos konfrontimi me SHBA-te dhe perendimin eshte i padrejte.

Kurti, nese per diçka ka qene konsistent dhe i sinqerte, ka qene pikerisht qasja e tij e vazhdueshme kunder SHBA-se dhe perendimit ne pergjithesi.

Çfare ka ndodhur qe Kurtin nuk e degjonte askush e tani paraqet mendimin e shumices shqiptare, qe qartazi, me sjellje, me mendime e me veprime eshte antiperendimore duhet kerkuar tek shoqeria kosovare ne pergjithesi, e tek shqiptaret ne veçante duke qene se jemi shumice.

Ne rrafshin politik dominon pergjegjesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës, si bartesja kryesore e rrezimit te mentalitetit lindor dhe rilidhjes se ures me perendimin qe solli lirine, pavaresine dhe demokracine ne Kosove. Lufta çlirimtare ishte vetem zgjatim i ketij koncepti qe mori legjitimitetin nderkombetar pikerisht ne orientimin e principeve te botes perendimore.

Ne vend qe ne te vazhdonim rrugen qe solli te arriturat me te medha per kombin shqiptar ndodhi nje prapakthim tragjik, nje marrezi politike duke u rreshtuar kunder kultures perendimore rrjedhimisht kunder lirise e demokracise si model jetese.

Riorientimi ideologjik lindor ku ka me pak ose hiç liri, ku ka autokraci dhe ku shteti eshte instrument ideologjik aty Kosova mund te kete vetem mundesine e izolimit dhe realizimin e interesave te Serbise ne politiken e saj te proklamuar me dekada per paaftesine tone organizative.

Ne vend te ruajtjes se parimit e orientimit te dr Rugovës, politika u katandis ne tallava te pershtatjes se ideologeve primitivë, pershtatje te mases primitive, injorante e ne thelb jashte tradites shqiptare, duke u rreshtuar jashte kontekstit kombetar e europian.

Kurti, jo vetem qe nuk u pengua ne kete qellim te tij politik por ai heshturazi u perkrahe qofte me imitimin e populizmit qofte me mosreagime, e asnjehere me kundershtimin e prere ndonese te gjithe argumentet ishin mese te qarta.

Mashtrimi se kinse i gjithe ky konfrontim me boten perendimore eshte duke u bere kinse ne  emer te luftes me Serbine do te kete pasoja te paparashikueshme per shtetin e Kosoves dhe politikanet nuk mund te arsyetohen se jane zenë ne befasi.

Ne fakt, jane bashkepjesemarres ne kete tallava politike e sjellje joshteterore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika