Berisha për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen për dokumentet identifikuese në mes të Kosovës dhe Serbisë duke thënë që ky është një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

Sali Berisha, ish-president i Shqipërisë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e arritur të shtunën e 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ky është një lajm i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

“Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka shkruar Berisha.

Ish-presidenti në emër të Partisë Demokratike e ka përshëndetur këtë marrëveshje duke thënë që ky është një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

“Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, si dhe te Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s Stoltenberg përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje”

“Një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të mëdha midis dy vendeve”, ka shkruar më tej.

Ndër të tjera ka shtuar që vetëm një Ballkan i vendeve sovrane dhe të barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurtë në BE.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika