Berisha për vrasjen e Bedri Rexhepit: Është një nga krimet më makabre në histori të drejtësisë

Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Bedri Rexhepit ishte e menduar mirë dhe në gjakftohtësi teksa shtoi se është një nga hetimet më të vështira

Avokati, Besnik Berisha





Avokati, Besnik Berisha, e ka cilësuar vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit, si një nga krimet më makabre që kanë ndodhur në historinë e drejtësisë në Kosovë.

Berisha, tha se vrasja është kryer në kushte pabesie dhe se tashmë i ndjeri Bedri Rexhepi, ishte vrarë me gjakftohtësi.

Berisha, bëri të ditur se vrasja e Rexhepit ishte planifikuar me muaj.

“Është një prej krimeve më makabare që ka ndodhur në historinë e drejtësisë, i kryer në kushte pabesie me një tradhti të gatuar me muaj e ë ekzekutuar brenda ditës, për përfitime materiale. Shpresojmë që Gjykata do të arrijë të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Berisha.

Berisha, i cili është edhe avokat i familjes së viktimës, ka kërkuar mirëkuptim edhe nga mediat që disa detaje që i ka cilësuar si tronditëse të mos i publikojnë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Avokati Berisha, u shpreh se ky rast është një nga hetimet më të vështira që kanë ndodhur.

“Është një nga hetimet që është shoqëruar me vështirësitë më të mëdha, vetë krimi ishte gatuar në kushtet më të ftohta, të dyshuarit kishin kohë për të gatuar krimin për ta përgatitur ekzekutimin dhe për ta fshehur trupin dhe kishin bërë cdo gjë që t’i zhdukin gjurmët dhe mundësitë e identifikimit”, ka thënë Berisha.

Tutje avokati, bëri të ditur se për ta zbardhur rastin ka kontribuuar edhe AKI-ja, teksa shtoi se në përgjithësi kjo ishte një punë ekipore. Berisha po ashtu, i falënderoi mediat për të cilat tha se kanë luajtur rol tejet të rëndësishëm për zbardhjen e rastit, sipas tij, pa mediat ky rast do të neglizhohej e ndoshta nuk do të zbardhej.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika