Berisha për vrasjen e Rexhepit: Nuk dyshohen vetëm dy vëllezërit, ka edhe të tjerë

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se ka dyshime të bazuara se në vrasjen e Bedri Rexhepit, kanë marrë pjesë më shumë se dy persona





Avokati Besnik Berisha, ka hedhur dyshime se në vrasjen e Bedri Rexhepit, kanë marrë pjesë më shumë persona.

Berisha në emisionin Five, tha se ka dyshime të bazuara që në krim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në varrosjen e viktimës, transportit dhe tentimit të fshehjes së gjurmëve.

Avokati Berisha, tha po ashtu, se për këto dyshime janë të njoftuara edhe institucionet e drejtësisë.

“Krimi siç është ekzekutuar nuk janë akterët e vetëm që kanë marrë pjesë, nuk janë akterët e vetëm që e kanë kryer varrosjen edhe transportin edhe tentimit të fshehjes së gjurmëve. Nuk janë vetëm dy vëllezërit, ka edhe persona të tjerë, jam i bindur se tashmë ekziston dyshimi edhe nga institucionet e drejtësisë”, ka thënë ai.

“Familja ka dyshime që besojmë se janë dyshime të mbështetshme. Besoj që gjatë rrugës do të ndryshojë edhe loja e të akuzuarave për ta mbrojtur veten. Besoj që do të provojnë për ta shfajësuar veten”, ka vijuar Berisha.

Berisha, theksoi, se biznesmeni Rexhepi u vra vetëm për përfitime materiale, teksa shtoi se i dyshuari kryesor e ka pohuar se e ka ekzekutuar Rexhepin për t’ia marrë 30 mijë euro, por pas ekzekutimit e ka parë se i ka vetëm tetë mijë.

“Nuk ka arsye tjetër është përfitimi pasuror, kanë vendosur të pasurohen me paratë e dikuj në vend se të punojnë ndershëm. Ata kanë vendosur për 8 mijë euro që kanë qenë në disponim, njeriu ka pohuar që e ka ekzekutuar me shpresë se i ka 30 mijë euro kur e ka ekzekutuar e ka parë që i ka vetëm 8 mijë”, ka thënë Berisha.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika