Berisha: Politika për shtetin është një manipulim i Kurtit

Ish-zëvëndësministri Anton Berisha ka thënë se "politika për shtetin është një manipulim i Kurtit"

Ish-zëvëndësministri Anton Berisha

“Kosova është projekt i shqiptarëve shekullorë, por dhe i amerikanëve e evropianëve, dhe të mos mashtrohen aventuristët e përkohshëm se ata mund të bëjnë me Kosovën çfarë të duan. Është mirë se ky është njëlloj vetëdijësimi se si njerëzit që kanë besuar në Kurtin në kuptimin e sinqertë dhe tani e kanë parë që ato janë manipulime të tij, se si një nga një largohen ose i largon Kurti nëse nuk janë në linjën e tij të izolimit. Këtu kemi situatën tipike të politikës izolacioniste që është duke e udhëhequr Kurti dhe të zyrtarëve të tij tashmë në numër. Kemi pasur edhe ministrin e Shëndetësisë që në pikëpamje profesionale ka pasur kualitetet e tij, por ka ardhur në një pikë që e ka parë se politika për shtetin është një manipulim i Kurtit dhe jo një synim i tij real”.

Kështu ka thënë ish-zëvëndësministri Anton Berisha në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ish-zëvëndësministri Anton Berisha ka thënë se kishte informacione edhe më herët që Mehaj do të jepte dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, dhe se i njëjti “nuk mund të jetë pjesë e kësaj Qeverie që është pozicionuar kundër ShBA-së dhe BE-së.

“Lojërat politike që i ka zhvilluar Kurti dhe truqet e rij duket se z.Mehaj nuk ka qenë në gjendje më t’i përballojë edhe për arsye besoj të korrektësisë së tij si zyrtar i lartë, por edhe për arsye personale në kontekstin se ai ka qenë pjesë e ushtrisë së NATO-s”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se Mehaj do të kishte “fituar simpatinë e tij” nëse i njëjti do të kishte dhënë dorëheqje menjëherë pas “dështimit” të FSK-së për të marrë pjesë në ushtrimet e përbashkëta me NATO-n.

“Ai ka kohë që ka marrë një qëndrim të largimit”, ka thënë tutje Berisha.

Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.

Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.

Lexo dhe: E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.

Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.

Lexo dhe: Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika