Berisha: Shqiptarët do t’i thonë ‘Jo’ Ballkanit të Hapur, ‘po’ procesit të Berlinit

Sali Berisha gjatë protestës që po mbahet përballë Kryemisnitrisë në Shqipëri, ka thënë se shqiptarët patriotë kudo që janë, do t’i thonë “ 'Jo' 'Ballkanit të Hapur', 'Jo' Ballkanit të Beogradit, 'Jo' Ballkanit të Putinit, do t’i thonë 'Po' procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”

Sali Berisha, përballë protestuesve në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para mijëra protestuesve në sheshin “Dëshmorët e Kombit” ku edhe ka mbajtur fjalimin e tij kundër qeverisë së Edi Ramës, ka thënë se shpreson se BE këtë javë do të vendosë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Edi Rama nuk i do negociatat me BE-në, sepse ato sipas Berishës, do ta nxjerrin Ramën si demon i pushtetit dhe kryehajdut i Evropës.

“Miqtë e mi, këtë javë shpresoj që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëj thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, mos të shkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë, por negociatat me BE nuk i do, sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, kryehajdut i Evropës”, ka thënë Berisha.

Berisha është shprehur se Rama është tellall i Beogradit, dhe fut sherre te fqinjët e tij.

“Të dashur qytetarë, politika e jashtme si rregull nuk është çështje e mitingjeve dhe protestave, pro kur kryetari i qeverisë së vendit tënd bëhet tellall i Beogradit, kur ai fut sherre te fqinjët me gjuhën dhe sherret e tij, kur ai shëndërrohet në vasal të Vuçiq, kur ai rrethon Kosovën, nuk ka interesa shqiptare, por të parat ka interesat e Beogradit …”.

“Atëherë nuk mund të rri pa i thënë, Edi Rama populli opozitar shqiptar patriot kudo që janë, do t’i thonë ‘Jo’ ‘Ballkanit të Hapur’, ‘Jo’ Ballkanit të Beogradit, ‘Jo’ Ballkanit të Putinit, do t’i thonë ‘Po’ procesit të Berlinit, rrugës sonë drejt Evropës”, u shpreh Berisha.

Berisha para mijëra protestuesve: Edi Rama e ka vendosur monizmin e plotë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika