Berisha: Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile

Bekë Beridsha, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë ka thënë se siguria në Kosovë është stabile dhe alarmet për bomba bëhen për të tërhequr vëmendjen e popullit

Bekë Berisha, Kryetar i Komisionit për çështje të sigurisë

Bekë Berisha, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë vlerëson se kërcënimet për alarmet e shpeshta për bomba bëhen për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik

Berisha për KP ka thënë se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitet për t’i zbuluar këto raste.

“Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile, ne i kemi të gjitha institucionet e nevojshme për ta mbajtur sigurinë në vend, jemi kushinetë edhe si komision parlamentar për sigurinë, nuk ka diçka që duhet të shqetësoheni… Gjithmonë ka vend për përmirësime për më mirë”, ka thënë Berisha.

“Mirëpo deri më tani vetvetiu Kosova është stabile dhe nuk ka diçka që duhet t’a shqetësojë jetën e qytetarëve, përveç që është shqetësim rritja e çmimeve edhe jeta është vështirësuar…”, thotë Berisha për KP.

Sipas Berishës, në situata të tilla nuk duhet të mungojë vigjilenca.

“Policia e Kosovës i ka këto kapacitete. Inteligjenca i këto kapacitete për t’i hulumtuar dhe zbuluar saktë se çfarë po ndodh. Gjithmonë duhet të kemi vigjilencën dhe t’i shtojmë këto kapacitetet dhe t’i sofistikojmë”, ka thënë deputeti i AAK-së.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika