Berisha: Situata në veri është shumë e tensionuar, qeveria qëndron në relaks

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i pyetur nga gazetarët se si është çështja aktuale me sigurinë në veri të vendit ka thënë se "situata është shumë e tensionuar" ndërsa sipas tij qeveria po qëndron në relaks

Bekë Berisha, AAK





Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se situata në veri është “shumë e tensionuar”, ndërsa qeveria është duke u sjellë sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

“Situata në veri është shumë e tensionuar, këta i kanë fituar zgjedhjet, Bislimi po shkon në negociata, bëja këto pyetje atij, kemi dhënë zgjidhje e rrugëdalje, por si duket nuk i kanë marrë parasysh mendimet tona”, ka thënë Berisha në një konferencë për media i pyetur nga gazetarët se si është situata aktuale në veri.

Ai ka shprehur shqetësimet e tij edhe për mungesën e drejtorit të Policisë në Kosovë.

“Është problem të funksionojnë me ushtrues detyre, janë në fazën e kapjes së shtetit”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të enjten, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur për ta shqyrtuar në parim projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika