Berisha: Sot është dita më e rëndë për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë

"Ky është një dështim i jashtëzakonshëm, dita më e rëndë për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë", ka deklaruar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, pasi Kosova dështoi të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg

Pasi Kosova dështoi që të jetë sot pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka quajtur këtë një dështim të jashtëzakonshëm për Qeverinë e Kosovës.

Në emisionin “FIVE, Berisha e ka cilësuar këtë si ditën më të rëndë për Kosovën që pas shpalljes së pavarësisë.

“Anëtarësimi në KiE është rezultat i aplikimit të Qeverisë së Kosovës, kur ka aplikuar Kosova u desh të bënte gjitha veprimet që aplikimi të jetë i sukseshëm. Ky është një dështim i jashtëzakonshëm, dita më e rëndë për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Berisha.

Sot, Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.

Lexo edhe : KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika