Berisha thirrje Qeverisë: Nuk ka lojë me ushtrinë, përndryshe dështon shteti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në seancën e Kuvendit të Kosovës, kritikoi Qeverinë për trajtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se ushtarët nuk duhet të kenë shqetësime për furnizimet bazike si ushqimi dhe veshmbathja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë lidhur me gjendjen aktuale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për problemet e ushqimit dhe furnizimeve bazike të FSK-së, Berisha ngriti shqetësime serioze mbi trajtimin e ushtarëve të Kosovës.

Berisha bëri thirrje që Qeveria të përmbushë obligimet e saj dhe të mos bëjë propagandë, por të fokusohet në zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Një ushtar nuk duhet të ketë shqetësim ushqimin, uniformën, mungesën e veshmbathjes. Nëse ju e quani vetën Qeveri, këto gjëra nuk lejohet ë ndodhin, besa nuk kanë ndodhur në asnjë qeveri me herr. Duhet me ngulm ti përmbushni obligimet që i keni dhënë dhe jo të propagandoni ashtu qysh veç ju dini.

Po ua përsëris nuk ka lojë më ushtrinë. Mbane detyrën, plotësojani kushtet përndryshe shteti dështon dhe ju në krye me të…

Për këtë krejt këtë neglizhencë. Për ta kthyer dinjitetin sot ish dashtë; më zgjidh problemin, edhe më dhënë dorëheqjen, minsitri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm…”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Të fundit nga rubrika