Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se ka përfunduar marrëveshja ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, ka përfunduar Marrëveshja Albin-Vuçiq.
Më tej, ai ka ngritur një pyetje, “shtrohet dilema, pse nuk u pengua të lëvizë Vuçiqi junior, edhe pse me këtë veprim ishte në shkelje?!”.
“Dyshimet informale janë, sepse këtu ka një marrëveshje, e cila garanton se Vuçiqi junior, duhet të shkoj në Graqanic, për ndryshe, Kurti nuk mund të hyj në Veri të Kosovës, ngase nuk do të lejohet nga strukturat çetnike serbe atje!?”
“Pra kjo na bën të dyshojmë se të gjitha këto zhvillime kanë skenar dhe regjisur të koordinuar në mes Beogradit dhe Prishtinës, që po i mban në skenë strukturat qeverisëse këtu e atje”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Koinçidencialisht, ashtu siç ndodhi njëkohësisht 26 Maji në Beograd me[presidenti i Serbisë, Aleksandar]Vuçiqin dhe në Veri të Kosovës, me Kurtin, me 28 Qershor, ndodhi njëkohësisht edhe ceremonia e “Gënjeshtrës së madhe serbe të Vidovdanit”, në Graçanicë, ndërkohë që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti, viziton Veriun përkatësisht – “Kroin e Vitakut” për ta festuar Kurban Bajramin, me Policinë e Kosovës, në vendbazimet e tyre atje, (duke i fyer me pjatë e copa bakllave, ndërkohë që në këmbë mbajnë çizmet jo në përputhje me standardet e uniformës, e në qese plastike ushqime jo adekuate për trupat në operacione, kurse mazhoranca e tij në Kuvend, nuk e kaloi Ligjin për pensionim të parakohshëm; nuk ua përllogaritë orët shtesë të shërbimit – përkundrazi po i heton policët, me komisaret politik, se mos po i shtojnë orët e shërbim fiktivisht, ua ka hequr dhe nuk u njihen shtesat për rrezikshmëri; nuk kanë sigurime shëndetësore, etj). Pra është kjo një veprim ironik dhe plot hipokrizi e mashtrim, hakmarrje e tallje.
Ndërsa, djali i Aleksandër Vuçiq, i rrethuar nga kriminel e banditë që ia mbajnë babin në pushtet, parakaloj heroikisht, trup e trup Prishtinës, e shkoi në Graçanicë dhe as kush nuk e pengoj edhe pse me veshje me mbishkrime si “predaja nije opcija”, shprehje avangarde kjo, e shumë thirrjeve e mbishkrimeve që provokojnë, nxisin pezëm, hedhin zjarre e nxisin dhunë e urrejtje nder etnike, të penalizueshme me ligjet pozitive, që ushqehet si i tillë që prej dyndjeve sllave, nga Karpatet në trevat e lirisë, me theks Dardanisë, në shekujt XI-XIII.
Zaten i biri i Vuçiqit përveç rolit të liderit, të grupeve terroriste si, “Rojat e urës”, “Mbrojtja civile”, “garda e car Dushanit”, “armata e veriut”, emrave të përveçëm, në listat e zeza të SHBA dhe në listën e ndjekjes së Prokurorisë për krime lufte në Kosovë, e ka edhe rrolin e ndërlidhësit të rrjetit kriminal të njësive që veprojnë në Serbi, me fokus në Veri të Kosovës, me qeverinë serbe përkatësisht Presidentin e tyre dhe të Serbisë fashiste, Aleksandër Vuçiq.
Por, se prap shtrohet dilema, pse nuk u pengua të lëvizë Vuçiqi junior, edhe pse me këtë veprim ishte në shkelje?!
Dyshimet informale janë, sepse këtu ka një marrëveshje, e cila garanton se Vuçiqi junior, duhet të shkoj në Graqanic, për ndryshe, Kurti nuk mund të hyj në Veri të Kosovës, ngase nuk do të lejohet nga strukturat çetnike serbe atje!?
Pra kjo na bën të dyshojmë se të gjitha këto zhvillime kanë skenar dhe regjisur të koordinuar në mes Beogradit dhe Prishtinës, që po i mban në skenë strukturat qeverisëse këtu e atje.