Berisha: Turistë zbulues rusë sulmojnë si terrorist ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit

Sali Berisha ka thënë se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rusë ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit. Tutje, ai theksoi se ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rusë nga kryeministri Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike e Shqipërisë (PS), Sali Berisha, ka reaguar për sulmin ndaj dy ushtarëve në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, ku e ka cilësuar si sulm terrorist nga agjentët rusë.

Berisha ka shkruar në rrjetin social Facebook se e dënon heqjen e vizave dhe pranimin e turistëve rusë. Sipas tij, duhet që Qeveria e Shqipërisë menjëherë të bëjë “rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia”.

Për Berishën, “ ‘turistë’ zbulues rusë sulmojnë si terrorist ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit”.

Tutje, ai ka dënuar edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes, sepse ky për Berishën, është “agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të Shqipërisë”.

Policia tregon çfarë arme kimike përdorën rusët kundër ushtarëve shqiptarë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika