Berisha: U arrestova sepse e godita pushtetin, s’do ndalem së shpërfaquri skandalet

Avokati, Besnik Berisha ka thënë se arrestimi i tij ka ndodhur pasi "ka goditur pushtetin" teksa ka theksuar se nuk do ndalet së shpërfaquri "skandalet e pushtetit"

Avokati, Besnik Berisha FOTO:EO

Avokati, Besnik Berisha në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se arrestimi i tij me urdhër të prokurorit të shtetit, Rasim Maloku, ka ndodhur pasi sipas tij, ka goditur pushtetin.

Ai ka thënë tutje se nuk do të ndalet së shpërfaquri “skandalet e pushtetit”.

“Sot para juve jam për të shpërfaqur një prej arrestimeve skandaloze. Që nga dita kur më kanë privuar padrejtësisht nga liria në krye me një prokuror që siç e kam quajtur ju e dini. I ka dhënë vetës besën që nuk do të ndalem për të punuar për të shpërfaqur skandalet e atyre që paguhen me taksat tona dhe nuk do të ndalem për ti mbrojtur gjithë avokatët. Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, jam sanksionuar për një emision që pushteti po mundohet ta mbulojë një skandal për embargo të armëve”, ka thënë ai, raporton EO.

Sipas Berishës, prokurori Maloku nuk ka pasur të drejtë të urdhërojë arrestimin e tij.

“E kemi një lloj imuniteti jo penal dhe për privimin e një avokati ka të drejtë vetëm gjyqtari. Pra unë jam privuar me një vendim të një prokurori që është palë e kundër me mua e i cili ka pësuar debakël prej meje. Prokurori pa autorizim për të më arrestuar mua dhe si e kuptuam ne që manipuloi. Unë kam kërkuar provat që akuzohem dhe ka thënë se nuk i ka me vete. U arsyetua se provat nuk i ka aty se ashtu duhet dhe me pyetjet e tyre dhe prita që ta kuptoj arsyen e arrestimit tim”, ka vijuar ai.

Ndryshe, avokati, Besnik Berisha është arrestuar më 13 korrik nën dyshimet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit dhe dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Më 14 korrik, Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve me inicialet N.Xh., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh.

Berisha u lirua nga paraburgimi më 16 korrik. Gjykata në Ferizaj ndaj Besnik Berishës ka caktuar masën e sigurisë ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Berisha dyshohet për veprat “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika