Berisha u bën thirrje për bashkim demokratëve të Tepelenës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u ka bërë thirrje për bashkim demokratëve të Tepelenës.

Berisha ka fajësuar qeverinë për përçarjet që kanë ndodhur në Partinë Demokratike (PD), por, tashmë, sipas tij, është koha që të veprojnë si të bashkuar.

“Sot Partia Demokratike ka nevojë për bashkimin e saj. Çdo anëtar të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, duhet mobilizuar për betejën që na pret përpara”.

Salih Berisha, Tepelenë

“Betejën me regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij në vjedhje dhe krim, të cilin kriza e po nxjerr çdo ditë para shqiptarëve, se çfarë fatkeqësie përfaqëson për ato në një kohë, kur nafta në Ukrainën që lufton është pothuajse 1 Euro më e lirë sesa në Shqipërinë mijëra kilometra nga lufta”, ka thënë Berisha.

Po të njëjtën thirrje, Berisha e kishte bërë menjëherë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika