Bërnabiq e shqetësuar për armatosjen e FSK–së

Armatosja dhe fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), po ''shqetëson'' autoritetet serbe të Beogradit, kështu ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç

Ana Bërnabiç, kryeministre e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar se është mjaft e shqetësuar për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Shqetësimet e saj për forcimin e FSK-së i lidh me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

”Kurti thotë se ne po armatosemi, ndërsa dikush tjetër po e armatos atë. Unë jam e shqetësuar se sa mbështetje ka pasur ai, që serbëve të mos u lejojë të drejtën themelore për të votuar, fillimisht, në referendum dhe pastaj në zgjedhje”, tha Bërnabiç.

Sipas saj, gjëra të tilla destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të shtunën e 16 prillit, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar Kosovën me raketa anti-tank ”Javelin” dhe ”NLAW”.

Por, ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga Kina.

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne, dhe kjo falë aleatëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forcat e Sigurisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika