Bërnabiq: Falënderoj Vuçiqin dhe serbët e Kosovës që u përgjigjën me përkushtim ndaj paqes

"Faleminderit shumë Vuçiqit dhe serbëve të Kosovës që gjetën forcën për t'u përgjigjur me përkushtim ndaj paqes", kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në lidhje me situatën në veri

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe serbët e Kosovës, siç është shprehur ajo, për “përkushtimin e tyre për paqe”.

“Faleminderit shumë Vuçiqit dhe serbëve nga Kosova që gjetën forcën për t’iu përgjigjur terrorit dhe agresionit brutal me durim pothuajse të pakufishëm me përkushtim ndaj paqes dhe dialogut me të gjithë ata që në çfarëdo mënyre mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Ndër të tjera ajo ka falënderuar edhe ndërkombëtarët që ndihmuan në ruajtjen e paqes.

“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të përkujdeset që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe të drejtohemi drejt përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, kishte deklaruar se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, kishte thënë ai.

Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Ndërkaq, arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës po i mbajnë që nga 10 dhjetori.

Lirimi i tij është një nga kushtet për heqjen e bllokadave, dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë i ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika