Bërnabiq i kërkon ndihmë BE-së për lirimin e ish-policit serb në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka kërkuar ndihmën e BE-së për lirimin e ish-policit serb në Kosovë, Dejan Pantiq, i cili akuzohet se ka kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq





Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të martën e 13 dhjetorit i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndihmojë në lirimin e Dejan Pantiqit nga paraburgimi.

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që ta dërgojë në paraburgim ish-policin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq akuzohet se ka kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

Lidhur me këtë, Brnabiq ka thënë se  “kjo situatë në Kosovë është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradit”.

“Në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më stabile dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Kosovës”, shkruan Tanjug.

Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të shtunën e 10 dhjetorit.

Arrestimi i Pantiqit ka nxitur reagime të krerëve të Serbisë, të cilët i kanë urdhëruar bandat kriminale, të cilat gjenden në katër komunat veriore të Kosovës, që t’i bllokojnë rrugët, në mënyrë që Policia e Kosovës të mos ketë mundësi që të arrestuarin për terrorizëm ta dërgojë në Prishtinë.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri.

Komuniteti ndërkombëtar bëri po ashtu thirrje për largimin e barrikadave. Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se arrestimi i Pantiqit “po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.

Sulme pati edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri.

Lidhur me situatën e krijuar në veri, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

KFOR-i ka theksuar se mbetet  vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika