Bërnabiq: Kurti nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin, mbështetet nga jashtë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka komentuar takimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me presidentin francez, Emmanuel Macron në Forumin e Paqes në Paris. Ajo gjithashtu ka theksuar se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ndryshon qasjen ndaj dialogut, atëherë "Franca do të ndryshojë qëndrimin lidhur me liberalizimin e vizave"

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë Forumit të Paqes në Paris.

Sipas saj, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të shkojë për vizitë në Serbi, duke theksuar se kjo është diçka e shkëlqyeshme.

Bërnabiqi ka thënë se nëse ishte pikërisht presidenti francez që ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ndryshon qasje ndaj dialogut, atëherë “Franca do të ndryshojë qëndrim për sa i përket liberalizimit të vizave”.

Gjatë forumit të Paqes në Paris që është mbajtur këtë javë, me presidentin francez është takuar edhe kryeministri Kurti, ku temë ka qenë edhe çështja e dialogut, shkruan RTK.

Kryeministrja serbe gjatë një interviste për TV Pink, ka deklaruar se Kurti “nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

Madje, ajo thotë se për këtë refuzim “Kurti ka mbështetje nga jashtë”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika